Sport

Shaqiri pendohet për kartonin e kuq

Trajneri i Bazelit ka vazhduar vërejtjet ndaj shqiptarit Xherdan Shaqiri, pas ndeshjes në Ligën e Evropës, kundër ekipit rus, Spartak nga Moska. Në një ndeshje interesante, Bazeli ka pësuar disfatë pas një avantazhi prej dy golash dhe rezultati përfundimtar ishte 2:3. Trajneri Finks, pas ndeshjes ka deklaruar: “Shaqiri ka veti të mira, por ai duhet të mësojë edhe më shumë”.

Nga unë, ai do të dëgjojë edhe disa fjalë”, pohon Finks, duke aluduar në gjestin agresiv të Shaqirit, i cili pas një goditje me bërryl në kokë të lojtarit kundërshtar, në minutën 78’, ai merr kartonin e kuq dhe përjashtohet nga fusha e gjelbër. Sipas Finks, kartoni i kuq i Shaqirit, ka qenë vendimtar për disfatën e Bazelit.

Nga ana tjetër, Xherdan Shaqiri ka deklaruar: “Isha rregullishti provokuar nga kundërshtari, i cili rregullisht më ngacmonte. Natyrisht se gabimin e marr përsipër, një gabim i tillë nuk guxon t’i ndodhë një futbollisti profesionist”.