Futboll

Shaqiri po shkëlqen te Stoke

Ky ishte goli i gjashtë i Shaqirit këtë sezon në kampionatin anglez, derisa gjithashtu ka edhe gjashtë asistime

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, edhe një herë ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Stoke City, shkuan albinfo.ch.

Shaqiri shënoi një gol të bukur nga distanca, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij në përballjen me Brighton, edhe pse vendasit humbën një mundësi të artë në minutat e fundit, duke humbur një penallti.

Shaqiri u vlerësua me notën 7.7, ku përveç golit fitoi tre prej gjashtë dueleve dhe pati saktësi 82 % të pasimeve.

Ky ishte goli i gjashtë i Shaqirit këtë sezon në kampionatin anglez, derisa gjithashtu ka edhe gjashtë asistime, duke qenë lojtari kryesor i skuadrës angleze.

Por, derisa Shaqiri po shkëlqen, Stoke City rrezikon rënien nga kategoria. Pas 27 ndeshjeve, Stoke ndodhet në vendin e 18-të me 25 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=93XHIRgooB4