Sport

Shaqiri realizon sërish për Stoken

Xherdan Shaqiri po vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë me Stoke City.

Ai ka realizuar golin e katërt në sezon në fitoren 2 me 1 në javën e 15-të ndaj Swanseas.

Shaqiri shënoi gol të bukur me një prekje të lehtë në minutën e 36-të për të barazuar rezultatin, ndërsa pas tij shënoi edhe Diouf për fitoren e radhës të Stoket.

Kjo skuadër tani ka 16 pikë pas 15 ndeshjeve, ndërsa Shaqiri ka edhe pesë asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=mUS16pycgiA