Sport

Shaqiri shënon gol të bukur për Stoke Cityn

Po zhvillohej minuta e 43-të e takimit Leicester – Stoke City, kur ylli kosovar i dha epërsinë skuadrës së tij mysafir

Xherdan Shaqiri ka realizuar edhe një gol të bukur në Premier Ligën angleze.

Po zhvillohej minuta e 43-të e takimit Leicester – Stoke City, kur ylli kosovar i dha epërsinë skuadrës së tij mysafire.

Me golin e Shaqirit u mbyll pjesa e parë 0:1 në të mirë të Stoket, që po lufton për mbijetesë sivjet.

Ky ishte goli i tij i shtatë në sezonin e ri. Ai ka edhe gjashtë asistime në sezonin aktual.