Futboll

Shaqiri tallet me Nevillen, i dërgon fanellën e nënshkruar

“Për Gary-n, fansin tim numër një. Të lutem mos e kthe prapa, Xherdan Shaqiri”, ishte mesazhi i futbollistit shqiptar

Polemikat në distancë ndërmjet Xherdan Shaqirit dhe Gary Neville po vazhdojnë.

Neville ka kritikuar disa herë Shaqirin, duke thënë se nuk i pëlqen aspak si luan dhe që nuk është angazhuar sa duhet në Stoke City, derisa futbollisti shqiptar i është përgjigjur në fushën e lojës, shkruan albinfo.ch.

Gary Neville ka humbur një bast ndaj Jamie Carragher, pasi ky i fundit i kishte pritur një penallti, dhe si kusht ishte që Neville të veshë një fanellë të Liverpoolit, me numër 23, fanellë që e mban pikërisht Shaqiri.

Megjithatë, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë ka refuzuar të veshë fanellën, duke e shkelur fjalën e dhënë.

Por, Shaqiri nuk ka harruar: “Për Gary-n, fansin tim numër një. Të lutem mos e kthe prapa, Xherdan Shaqiri”, ishte mesazhi i futbollistit shqiptar në fanellën e nënshkruar për Nevillen.