Sport

Shaqiri uron festën e Pavarësisë së Zvicrës

“Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur”, ka shkruar Shaqiri në “Twitter”

Xherdan Shaqiri ka lindur në Kosovë, por si fëmijë me familje emigruan në Zvicër.

Aty ai filloi të luajë futboll, duke u bërë më vonë një nga futbollistët më të mirë Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri është ndër sportistët më të njohur dhe më të pëlqyer në shtetin helvetik, derisa këtë ai ia ka shpaguar duke shënuar gola.

Sot, është Dita Kombëtare e Zvicrës që feston 727 vjetorin e Pavarësisë dhe këtë përvjetor nuk e ka harruar as ylli i futbollit shqiptar.

“Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur”, ka shkruar Shaqiri në “Twitter” për Zvicrën, që është formuar në vitin 1291.

Shaqiri së fundi kaloi në Liverpool nga Stoke City, derisa më herët ka luajtur për Interin, Bayern Munichun dhe Baselin.