Sport

Shaqirit i dhurohet çeku i dedikuar për lojtarët e rinj

Në këtë fotografi shihet Xherdan Shaqiri, duke marrë çekun prej 2.000 frangash, pasi që, me 10.096 vota, është shpallur futbollisti më i mirë i muajit nga lexuesit e gazetës blick. Atij i është dorëzuar çeku dje, para fillimit të ndeshjes FC Basel – FC Young Boys.

Shuma e fituar me këtë rast i është dedikuar ekipit të juniorëve të FC Basel-it, skuadrës për të cilën luan Shaqiri. Ylli shqiptaro-zviceran me këtë rast është shprehur se ky çmim është diçka e mrekullueshme.

“Nga njëra anë për mua dhe nga ana tjetër për talentët e rinj, të cilët FC Basel i nxjerr vazhdimisht në sipërfaqe. “