Lajme

Sharje raciste në Serbi, futbollisti shpërthen në lot

Simpatizantët e klubit Rad fyen brazilianin Everton Luiz, duk bërë që ky i fundit të dalë me lot nga fusha

Tifozët në Serbi vazhdojnë me fyerje raciste. Pas refrenit tashmë të përsëritur kundër shqiptarëve dhe kroatëve, tifozët e futbollit në Serbisë po e shfryjnë urrejtjen e tyre edhe ndaj sportistëve me ngjyrë. Kështu ka ndodhur në Beograd, kur simpatizantët e klubit Rad fyen brazilianin Everton Luiz, duk bërë që ky i fundit të dalë me lot nga fusha.

Braziliani Luiz, luan me Partizanin e Beogradit, ndërsa dje ka dalë nga fusha i përlotur pasi është ofenduar në mënyrë të vazhdueshme nga tifozët e Rad-it.

“Më kanë fyer me baza racore dhe fashiste gjatë 90 minutave lojë dhe e gjithë tifozeria kundërshtare ishte kundër meje. Dua ta harroj sa më shpejt këtë ngjarje të shëmtuar dhe uroj të mos përsëritet më as në stadium as jashtë tij”, deklaroi Luiz në fund të ndeshjes, citon Albeu.

Ndryshe, tifozët serbë, sidomos ata “Delije” të Crvena Zvezdës  njihen për fyerje raciste. Kjo është parë disa herë kundër shqiptarëve me thirrjet “Ubiji zakoli da Siptar ne postoji” (vraje preje, që shqiptarët të mos ekzistojnë) dhe fyerjet tjera kundër kroatëve “Ubiji Hrvata da Siptar nema brata” (Vraje kroatin, që shqiptari mos të ketë vëlla).