Shkurt.ch

Shatërvani i Gjenevës mbushi 125 vjet

Shatërvani i qytetit të Gjenevës sapo i mbushi 125 vjet.  Për të shënuar këtë ditë (25 gusht), shkrimtari i njohur, Jowl Dicker, banor i Gjenevës, pati nderin të shtypë pullën e gjelbër. Pra, që nga ora 9:00 e mëngjesit uji i liqenit filloi të hedhet në qiell, sikurse hedhet që 125 vjet me radhë.

Historia e këtij shatërvani gjendet në faqen Wikipedia, ku mund të gjeni shënime të detajuara rreth burimit më të famshëm në botë. Kështu që afro 500 litra ujë në sekondë hedhen në qiell me një lartësi prej 140 metrash.

Gjithashtu mund të vlerësohet fakti se shtatë tonë ujë janë vazhdimisht në ajër. Edhe pse lartësia e tij është e madhe, shatërvani më i lartë që ka ekzistuar ndonjëherë është ai që ndodhet në Jeddah (Arabia Saudite), me 312 metra lartësi.