Bota

SHBA e gatshme të intervenojë në Korenë Veriore

Pas bërjes publike të letrës dërguar liderit të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të programuar më 12 qershor në Singapor, Donald Trump ka deklaruar se SHBA dhe aleatët janë gati për çdo lloj reagimi nga shteti aziatik.

Trump ka bërë me dije se ka biseduar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe vendet aleate, dhe se ata janë gati nëse Koreja e Veriut ndërmerr ndonjë hap të çmendur.

“Shpresojmë se gjera pozitive do të ndodhin, në respekt të së ardhmes së Koresë së Veriut”, ka deklaruar presidenti i SHBA, Donald Trump, duke theksuar se “Nëse kjo nuk ndodh, ne jemi më të përgatitur e kurrë”.