Kosova

SHBA-ja bashkëpunon me BE-në rreth Kosovës e Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Bashkimin Europian janë duke bashkëpunuar rreth dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe aziatike, Wess Mitchel, ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja qëllim të përbashkët kanë Ballkanin e reformuar në rrugën Unionit.

Michell dje në Bruksel ka theksuar, përcjell N1, se përkundër dallimeve në mendim, BE-ja dhe SHBA-ja kanë shumë gjëra të përbashkëta, shkruan KTV, përcjell Albinfo.ch.

Ai e ka fajësuar Rusinë për aneksimin e Krimesë.

Mitchell ka nënvizuar se SHBA-ja bashkëpunon me BE-në rreth Serbisë e Kosovës, ashtu si dhe rreth Bosnjë e Hercegovinës dhe se diplomatët amerikanë kanë kaluar orë të tëra në telefon kolegët evropianë duke ndërmjetësuar në kontestin rreth emrit të Maqedonisë ndërmjet Athinës e Shkupit.