Bota
SHBA përgatit tërheqjen e trupave nga Gjermania
Mund të jetë ndoshta taktikë e presidentit, Donald Trump para samitit të NATO-s por edhe shprehje e zemërimit të Trumpit për partnerët evropianë, sidomos për Gjermaninë. Sipas mediave SHBA përgatit tërheqjen e trupave
Sipas një raportimi të “Washington Post”, Ministria Amerikane e Mbrojtjes po verifikon mundësitë e tërheqjes së trupave amerikane të stacionuara në Gjermani. Një nga opsionet e diskutuara është kthimi në shtëpi i një pjesë të madhe të rreth 35.000 ushtarëve amerikanë që ndodhen Republikën Federale të Gjermanisë ose zhvendosja e një kontingjenti prej tyre në Poloni, raporton gazeta, shkruan “DW”.
Idenë e ka hedhur Donald Trump në një takim të këshilltarëve ushtarakë amerikanë dhe përfaqësuesve të Shtëpisë së Bardhë. Anëtarët evropianë të NATO-s janë të shqetësuar për këtë hap dhe po përpiqen të sqarojnë, nëse Trump e ka seriozisht me këtë kërcënim për një ristrukturim të trupave apo kjo ka të bëjë me taktikë negocimi para samitit të NATO-s në korrik, përcjell albinfo.ch.
Sipas gazetës amerikane “Washington Post” bëhet fjalë për një studim të brendshëm të Pentagonit. Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë e hodhi poshtë se ka kërkuar një analizë që kërkon tërheqjen e trupave nga Gjermania. Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahin po ashtu e hodhi poshtë këtë. Por në të njëjtën kohë ai u shpreh, se stacionimi i trupave amerikane jashtë, verifikohet rregullisht duke iu nënshtruar kriterit të “shpenzim-përfitimit”. SHBA janë të lidhur si edhe më parë me Gjermaninë dhe NATO-n, tha Pahon.
Në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore janë të stacionuar ushtarët amerikanë. Gjermania ka kontingjentin më të madh të trupave jashtë Shteteve të Bashkuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?