CH-Ballkani

Shefja e BE-së pret progres në dialogun Kosovë-Serbi

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka thënë se sheh një mundësi të mirë për Kosovën dhe Serbinë për të bërë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin që vjen, përcjell albinfo.ch.

“Po, shoh mundësinë e një hapi kualitativ që të ndodhë duke nisur nga tash. Kjo është një rrugë e gjatë. Pres rezultate më përpara”, ka deklaruar Mogherini. pas takimit që ka pasur me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Zyrtarja e lartë e BE-së tha, po ashtu, se “mund të pritet rezultat edhe më parë” dhe ka shtuar se “mendoj se të dy palët janë të përkushtuara dhe kanë kushte politike në shtëpi, që nuk ishin më parë dhe unë shohë shumë përkushtim për arritje të rezultateve”.

Gjatë vizitës së djeshme në Bruksel kryeministrja Bërnabiq është takuar me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.