Shqipëria

Shehu: Marrëveshja e detit me Greqinë ishte model

Ish-zëvendësministri i Jashtëm dhe aktualisht deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tritan Shehu, ka mbrojtur marrëveshjen e detit të nënshkruar me Greqinë në vitin 2009 nga qeveria Berisha.

Duke folur në emisionin Top Story në TCH, Shehu tha se marrëveshja ishte e duhura dhe se u sulmua padrejtësisht dhe politikisht në atë kohë.

“Marrëveshja e detit është një element i një marrëveshjeje më të madhe që mbylli një kapitull dhe hapi një kapitull të ri me Greqinë. Në atë periudhë marrëveshja u anatemua për interesa politike. U anatemua nga Rilindja, edhe për interesa të palëve të treta. Sepse do të forconte pozicionin tonë dhe do të kalonim pastaj në rregullimin edhe të kufijve tokësorë me Greqinë”, u shpreh Shehu.

Ai ritheksoi se ajo marrëveshje do të shërbejë si model për marrëveshjen e re, përcjell albinfo.ch.