Integrimi

Shembulli i vëllezërve Ibrahimi frymëzon edhe mediat zvicerane

Gazeta frankofone “20 minutes” ka vendosur në ballinën e sotme lajmin e trajtuar ngaalbinfo.ch. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Ibrahimi, të cilët ndërtuan një shtëpi të re për familjen e varfër Berisha në Kosovë.

Besmiri dhe Jetmiri janë dy vëllezër që kanë marrë si trashëgimi nga prindërit e tyre bamirësinë. Të moshës 28 dhe 23 vjeç, ata kanë vendosur të ndihmojnë një familje skamnore kosovare, në kujtim të nënës së tyre të ndjerë. Siç shkruan albinfo.ch dhe më pas gazeta “20 minutes”, nëna e dy djelmoshave ishte një grua, e cila dallohej për humanitetin e saj dhe për prirjen e saj për të mbështetur dhe ndihmuar personat në vështirësi materiale.

Për më shumë mund të lexoni titullin: “Vëllezërit Ibrahimi do ta bëjnë me shtëpi të re familjen Berisha”.