E-Diaspora

Shemi Beqiri me letër të hapur prokurorit Fraefel

Kik-boksieri shqiptar, Shemsi Beqiri i është drejtuar prokurorit Stefan Fraefel për të kërkuar drejtësi për studion e tij të sulmuar më 2014

 

Kik-boksieri shqiptar, Shemsi Beqiri ka kërkuar drejtësi nga autoritet zvicerane, përkatësisht nga prokurori, Stefan Fraefel. Studioja e Beqirit më 2014 ishte sulmuar nga Paulo Balicha, por ai ende nuk është dënuar.

Beqiri me anë të një letre të hapur i është drejtuar prokurorit se pse ende nuk është marrë vendimi edhe pse kanë kaluar gati tri vite. Letra e tij u bë publike nga gazeta zvicerane “Basler Zeitung”, duke u përhapur edhe në mediat tjera zvicerane.

“Unë dyshoj në punën tuaj se jo pa qëllim e tejzgjasni procesin. Për kë shërbeni ju?”, ka thënë në fillim Beqiri.

Ngjarja kishte ndodhur më 24 shkurt 2014. Paulo Balicha, ish-trajner i tij dhe ish konkurrent së bashku me rreth 20 persona tjera kishte sulmuar studion e stërvitjeve të Beqirit, derisa ky i fundit kishte sulmuar njërin nga agresorët.

Prokuroria vendosi masën e “arrestit me burg” për Balicha, megjithatë pas një kohe të shkurtër ai mbeti i lirë. Gjyqi për rastin e 24 shkurtit ishte vendosur për në fund të 2016, por akoma nuk ka asgjë konkrete përtej limiteve të kaluara. “Zoti Prokuror, keni vepruar pa guximshëm kur më keni akuzuar mua për ‘vrasje të mbetur në tentativë,’ përkundër që unë jam vetëmbrojtur”, shkruan më tej në letrën e Beqirit.

“Ne mendojmë se në mes të vitit 2017 do përfundojë shqyrtimi jonë, gjithmonë nëse nuk vijnë akuza të reja nga paditësit”, tha Prokuroria në prill 2016. “Mes shumë të akuzuarve kanë ardhur edhe padi tjera të mëparshme andaj rasti është komplikuar ndjeshëm”.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe avokati i viktimës, Jascha Schneider: “Provat e mia flasin për hapa konkret kundër Prokurorisë, sepse kjo e fundit na ka trajtuar padrejtësisht”.