Kultura

Shemsi Makolli publikon sonte librin në gjuhën frënge “Anatomia e ëndrrës”

Sot, më 23 shkurt në Lozanë, poeti i njohur i gjuhës shqipe, Shemsi Makolli, do të publikojë librin “L’Anatomie du rêve” – “Anatomia e ëndrrës” në shtëpinë botuese Editiond de l’Aire, njofton albinfo.ch.

Shemsi Makolli është poet i njohur i gjuhës shqipe i cili jeton në Lozanë të Zvicrës.

Në vitin 2017 ai botoi librin e parë direkt në gjuhën frënge, përmbledhjen poetike “L’Anatomie du rêve” – “Anatomia e ëndrrës” në shtëpinë botuese Editiond de l’Aire.

“Për ta festuar këtë publikim, ejani të dëgjoni poemat e tij dhe ta takoni autorin. Një rast i mirë për të mësuar: Për të, leximet e tij, jetën e tij, përvojat si dhe shkrimet e tij, muzikaliteti i të cilave do të ju tronditë”, thuhet në njoftim.

Shemsi Makolli do të jetë i shoqëruar nga Berti Galland, autori i parathënies së librit dhe Michel Moret, drejtori i shtëpisë botuese Editions de l’Aire.

Gjithashtu do të marrin pjesë shumë personalitete të jetës letrare e kulturore të Zvicrës Frankofone, SHKSHZ – Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër.

Zhvillimi i mbrëmjes së prezantimit të librit “Lanatomie du rêve”  “Anatomia e ëndrrës”

Fjala përshëndetëse e Drejtorit të bibliotekës, Frederic Sardet

Poema Kufiri në muzikë (4-5′), (kjo poemë është e marrë nga një libër i mëhershëm dy gjuhësh dhe i kompozuar në muzikë dhe i kënduar nga ansambli vokal i Lozanës)

Fjala e Botuesit, Michel Moret

Prezantimi i librit dhe leximi i poemave nga Bertil Galland në frëngjisht dhe Sabiha Makolli në shqip (15-20′)

Diskutimi me publikun (5-10′)

VENDI I MANIFESTIMIT

BIBLIOTHÈQUE CHAUDERON

Place Chauderon 11

1003 Lausanne

www.lausanne.ch/bibliotheques

Signé Lausanne

E Premte  23 SHKURT  2018 › ORA19H

Për të gjithë

Hyrja e lirë


 Biografi e shkurtë:

  • Emri e mbiemriShemsi Makolli
  • Prejardhja:Prishtinë
  • Vendi ku vepron:Lozanë
  • Profesioni:poet

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit23 Shkurt 2018
  • Ora19:00
  • LokacioniPlace Chauderon 11 1003 Lausanne
  • Data e përfundimit22 Shkurt 2018 - 22:00