Bota

Shënohet Dita e Shën Patrikut

Rrugët e Dublinit u mbushën me qytetarë nga e gjithë bota. Ata u panë të veshur me ngjyrë të gjelbër në nderim të Ditës së Shën Patrikut.

E, përveç në Irlandë, festë pati edhe në Kanada, Gjeorgji, Francë dhe Finlandë. Ngjarja daton shumë kohë më parë. Shën Patriku, apo siç njihet ndryshe edhe si Ndriçuesi i Irlandës, ka lindur rreth vitit 385, përcjell albinfo.ch.

Ai jetoi në fshatin Bannavem Taberniae, i cili u sulmua nga piratët dhe Patriku ishte njëri prej atyre që u morën peng, sa ishte 16 vjeç. Atë e çuan në Irlandë dhe e shitën si skllav.

Gjatë kësaj kohe të skllavërisë Patriku mësoi shumë mirë gjuhën irlandeze, që i erdhi shumë në ndihmë më vonë në misionin e tij.