Futboll

Shënon Graniti, asiston Taulanti (video)

Natë shumë e suksesshme për vëllezërit Xhaka. Derisa Graniti ka shënuar në Ligën e Kampionëve, Taulanti ka asistuar

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka po vazhdon me gola për skuadrën e tij, Arsenal. Ai ka shënuar kësaj radhe në Ligën e Kampionëve, derisa në dy ndeshjet e fundit në Premierligë nuk ishte as në bankën rezervë për shkak të kartonit të kuq, shkruan albinfo.ch.

Xhaka ka realizuar ndaj kampionit të Bullgarisë, Ludogorets, duke e ngushtuar epërsinë në 2:1, pasi vendësit po udhëheqnin me dy gola në fillim. Takimi përfundoi 2:3 për londinezët.

Në anën tjetër, vëllai i tij, Taulanti ka asistuar për Baselin në ndeshjen kundër PSG-së, gjithashtu në grupet e Ligës së Kampionëve.

Taulanti ka asistuar për Zuffi, i cili barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 79-të. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:2 për PSG-në. Xhaka si gjithmonë ishte titullar.

http://www.dailymotion.com/video/x506b5x_granit-xhaka-goal-ludogorets-2-1-arsenal-01-11-2016_sport