Sporti
‘Sherri’ për Behramin

Valon Behrami ka vendosur të luajë për Zvicrën, përkundër se është i lënduar. Madje, Behrami ka thënë se për këtë vendos vetëm ai, e jo klubi i Udineses.
Megjithatë, kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga skuadra italiane. Ajo e ka kërcënuar që ai menjëherë të rikthehet në ekip, ose ndryshe do ta çojë çështjen në gjyq, përcjell albinfo.ch.
“Udinese kujton se i ka komunikuar federatës zvicerane se futbollisti është i lënduar aktualisht dhe nuk është në gjendje për të luajtur ose për të qenë pjesë e stërvitjeve. Ndërprerja e kohës së rehabilitimit do të ndikojë negativisht në shëndetin e lojtarit. Nëse futbollisti nuk do të kthehet, klubi ynë ka të drejtën për ta çuar çështjen në organet kompetente për të dhënë drejtësi sportive. Do të hapim një çështje ndaj federatës zvicerane për shkelje të rregullave të FIFA-s”, shkruan klubi i Udineses.
Skuadra italiane beson se koha e rikuperimit të Behramit shkon nga 20-25 ditë. Zvicra sonte është mysafire e Irlandës së Veriut, derisa të dielën e pret në Bazel për ndeshjet e “Play-off”-it për Kupën e Botës.
Të tjera nga Sporti
E-Diaspora
-
Pas zjarrit në rrokaqiell, familja nga Kosova mbetet pa banesë në Gjermani Pasiguria e shqetëson kosovaren, pasi ka një fëmijë të sëmurë kronik, ndërsa ajo nuk mund ta...
-
Francë/Zvicër
Kosovari sulmoi me kaçavidë gruan, arrestohet
-
Shqiptari që ndihmoi të lënduarit në Toronto
-
Haradinaj flet për rëndësinë e diasporës shqiptare në Slloveni
-
Lörrach: 2417 raste kriminale, 678 të kryera nga të huajt
Jeta në Zvicër
-
Presidenti gjerman Steinmeier pritet me nderime të larta në Zvicër Ai ka aterruar në orët e pasdites në Aeroportin e Cyrihut, ku është pritur nga Presidenti...
-
A ka eksportuar Zvicra në Siri lëndë të parë për helme kimike?
-
Zvicra, për liri të shtypit ngjitet nga vendi i shtatë në botë, në të pestin
-
Gjeneva po heton më shumë islamistë
-
Fëmijët e huaj me mbipeshë, më shumë se fëmijët zviceranë