Kalendari
Shfaqje filmi dhe debat: “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh”
Më 7 qershor 2017, në orën 19:00, në sallën Le Nouveau Monde, do të mund të shikoni shfaqjen e filmit të shkurtër të realizuar nga Albinfo.ch, i cili do të përcillet me një debat rreth “Pjesëmarrjes së të rinjve me orgjinë të huaj” në Zvicër, me praninë e Marion AYSANOA, Regula KOHLI-JAVET, Rosita FIBBI, Saâd DHIF.
Me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve dhe prindërit e tyre për rëndësinë e angazhimit qytetar, politik dhe socio-kulturor në Zvicër, Albinfo.ch ka realizuar një film dhe ka organizuar një debat mbi angazhimin e të rinjve në jetën shoqërore në Zvicër.
Vërejmë se fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje emigrante, veçanërisht ata të valëve të fundit të emigracionit, nuk janë shumë aktivë në shoqata si dhe në fushën socio-politike në Zvicër. Për të inkurajuar pjesëmarrjen e tyre, filmi me titullin “Pjesëmarrja të bën të ekzistosh” është prodhuar nga të rinjtë dhe për të rinjtë. Ai u sjell një dëshmi të rinjve me prejardhje emigrante, të cilët janë angazhuar në shoqata të ndryshme në Zvicër. Njohës të kësaj çështjeje si dhe politikanë do të theksojnë ndikimin pozitiv të përfshirjes së të rinjve në integrimin harmonik social, kulturor dhe politik në Zvicër, por edhe për lëvizshmërinë e tyre sociale dhe profesionale.
Ky debat do të përfshijë politikanë dhe njohës të kësaj teme, siç është:
MARION AYSANOA,
Présidente du réseau cantonal de Frisbee, Fribourg
REGULA KOHLI-JAVET,
Coordinatrice du Réseau bénévolat pour le canton de Fribourg
ROSITA FIBBI,
Sociologue, Université de Neuchâtel
SAÂD DHIF,
Jeune actif dans le milieu associatif, Fribourg
Shfaqja e këtij filmi, do të bëhet në Fribourg, me 7 qershor 2017, në ora 19:00, në sallën Le Nouveau Monde.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit07 Qershor 2017
- Ora19:00
- Data e përfundimit7 Qershor 2017 - 20:30
Të ngjashme
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Veçanërisht të moshuarit kanë votuar për pensionin e 13-të Po ashtu kishte një Po të qartë mes njerëzve pa një preferencë të qartë partiake dhe...
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat