Kultura

„Shine Ya Light”, Rita Ora ia kushton Kosovës

Këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, ka publikuar videoklipin e saj më të ri "Shine Ya Light"

“Është koha e fundit që dikush nga Kosova t`i tregojë botës kush jemi ne! Jam e lumtur që jam njëra nga të zgjedhurat që mund ta bëjnë këtë”, këtë e kishte deklaruar për mediat zvicerane, ylli i ri shqiptaro-britanik, Rita Ora

Si duket Rita Ora, ia ka arritur qëllimin që me klipin „Shine Ya Light” të paraqet Kosovën me një imazh që vërtet vështirë se mund të përshkruhet.

Këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, ka  publikuar videoklipin e saj më të ri “Shine Ya Light”.

Të gjitha xhirimet ishin realizuar në Kosovë. Qindra kosovarë e patën pritur këngëtaren me famë botërore, si në Aeroportin e Prishtinës, ashtu edhe para pallatit të Rinisë, si dhe para obeliskun “Newborn”.

Ylli i muzikës Rita Ora edhe një herë ka treguar se është krenare me përkatësinë e saj shqiptare e kosovare.

Klipi, me të cilin do të lobohet më së miri nëpër botë për Kosovën fillon me flamurin e Kosovës të mbështjell për kokën e Rita Ores ndërkaq nuk mungojnë edhe skena të tjera siç janë ato para Newborn.

Bie në sy edhe kur Rita “hodhi në fluturim” shqiponjën që është simboli i të gjithë shqiptarëve.

Rita Ora, e cila për një kohë të shkurtër ka shpërthyer në majat më të larfta të muzikës së popullarizuar të botës, është nominuar në disa kategori për çmimin e MTV-së “Ema”.

Ajo ka qëndruar tre herë me këngët e saj në  krye të toplistave britanike të muzikës

Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka lindur në Prishtinë, dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe, kur ishte vetëm njëvjeçare.

Foto gjatë xhirimit të klipit në Prishtinë:

http://www.albinfo.ch/rita-ora-n%C3%AB-prishtin%C3%AB-89377

Video klipi „Shine Ya Light”: