Sport

Shiten 20 mijë bileta për miqësoren Austri – Shqipëri‏

Kur kanë mbetur më pak se 20 ditë në ndeshjen futbollistike që kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër Austrisë në Vjenë, interesimi për ta shikuar këtë ndeshje në tribunat e stadiumit është tepër i madh.

Kombëtarja shqiptare parashikohet të luajë në një stadium të mbushur miqësoren e 26 marsit kundër kombëtares së Austrisë.
Federata austriake ka bërë të ditur se deri tani janë shitur më shumë se 20 mijë bileta për duelin që do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Hapel” të Vjenës.

Interesim të madh për të përcjell këtë ndeshje kanë shprehur jo vetëm shqiptarët që jetojnë në Austri, por edhe ata që jetojnë në shtetet për rreth., njofton albinfo.ch.

Stadiumi “Ernst Happel”, i rikonstruktuar para Evropianit që u mbajt në Zvicër dhe Austri, ka një kapacitet prej 51 mijë vendesh. Me interesimin e treguar deri tani, më 26 mars, edhe pse një ndeshje miqësore, stadiumi më i madh në Austri pritet të jetë plot.

Albinfo.ch