Sport

Shiten rekord bileta për ndeshjen Shqipëri-Itali

Ky takim do të zhvillohet në Shkodër, derisa mësohet se janë shitur 2 mijë bileta për një kohë të shkurtë, kurse kapaciteti i stadiumit ‘Loro Boriçi’ është 16 mijë ulëse

Ndeshja e fundit kualifikuese për Shqipërinë do të jetë ndaj Italisë, ku pritet një spektakël i futbollit, shkruan albinfo.ch.

Përballja e 9 tetorit po pritet me interesim të jashtëzakonshëm, edhe për shkak se shumica e tifozëve shqiptarë e kanë përcjellur me vite të tëra Italinë dhe janë bërë tifozë të kësaj skuadre, normalisht pas Shqipërisë.

Ky takim do të zhvillohet në Shkodër, derisa mësohet se janë shitur 2 mijë bileta për një kohë të shkurtë, kurse kapaciteti i stadiumit ‘Loro Boriçi’ është 16 mijë ulëse.

5% të biletave i takojnë tifozëve mysafirë. Kjo do të jetë hera e parë që Italia zhvillon një ndeshje zyrtare në Shqipëri.