Autotech

Shitjet e “Samsung” pritet të bien në vitin 2018

“Samsung Electronics” do të shënojë humbje prej 20 për qind, sipas një raporti të publikuar

Gjiganti i teknologjisë nga Koreja e Jugut, “Samsung Electronics” do të shënojë rëni në shitjen e smartfonëve në nivelin më të ulët në vitin 2018.

“Samsung Electronics” do të shënojë humbje prej 20 për qind, sipas një raporti të publikuar.

Raporti vlerëson se prodhuesi i elektronikës deri në fund të vitit do t’i shesë 320 milionë njësi në mbarë botën. Por kjo përqindje pritet të bjerë vitin e ardhshëm.

Herën e fundit kur kompania regjistroi një “rrëshqitje” të tillë ishte viti i shkuar.

“Samsung” do të mbetet prodhuesi më i madh i smartfonëve në botë në vitin 2018. Ndërkohë, kompanitë e tjera si Apple, Huawei dhe Xiaomi pritet të shënojnë rritje të shitjeve.