Autotech

Shitjet më 2018: iPhone X në vendin e parë

Në vend të 6 ka ndjekur Galaxy S9 Plus, produkti kryesori Samsung, që ka dërguar 5.3 milionë njësi në tremujorin e parë

iPhone X ka qenë smartphone më i shitur në tremujorin e parë 2018, gjë që shton lajmet pozitive për investitorët e Apple, pas publikimit të raportit të të ardhurave më herët gjatë javës.

Apple ka dërguar 16 milionë njësi të iPhone 10 në tremujorin që përfundoi më 31 mars, duke zënë 4.6% të tregut të të gjithë modeleve gjatë periudhës.  Ky i fundit, u ndoq nga iPhone 8 dhe 8 Plus, me 12.5 milionë dhe 8.3 milionë njësi në mënyrë respektive, përcjell albinfo.ch.

Më pas ndoqi iPhone 7 me 5.6 milionë. Xiaomi, që po përgatit listimin në Hong Kong nëpërmjet një oferte publike fillestare, ka dërguar 5.4 milionë njësi të produktit me çmim të ulët, Redmi 5A.

Në vend të 6 ka ndjekur Galaxy S9 Plus, produkti kryesori Samsung, që ka dërguar 5.3 milionë njësi në tremujorin e parë. Megjithatë, ky i fundit ka qenë në shitje për një periudhë të shkurtër gjatë tremujorit, duke e bërë rivalin kryesor të iPhone 10 në treg, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, Galaxy S9 dhe S9 plus janë prezantuar në shkurt dhe kanë nisur shitjen në mes të muajit mars, duke mos patur të dhëna për tremujorin e plotë.