Bota

Shitoret më të mëdha online s’guxojnë të bëjnë më reklamime false

“Alibaba” kompania e njohur në gjithë botën për tregti, si platforma më e madhe në Kinë, është kritikuar shpeshherë për gënjeshtra të disa shitësve sa u përket produkteve të tyre

Kina ka miratuar një ligj të ri për të rritur gjobat dhe dënimet në shitoret online që publikojnë reklama false për produktet e tyre.

Kompanitë të cilat do të fshijnë online vlerësimet negative nga njerëzit apo nëse postojnë vlerësime false pozitive do të dënohen me së paku 30 mijë dollarë.

Ky ligj prek kompanitë kineze vetëm pak para “Singles Day”, 11 nëntor, që është dita më e ngarkuar online për blerje nga kompanitë më të njohura.

“Alibaba” kompania e cila është e njohur në gjithë botën për tregti, është platforma më e madhe në Kinë. Ajo është kritikuar shpeshherë për gënjeshtra të disa shitësve sa i përket produkteve të tyre, shkruan BBC.

Në muajin gusht “Alibaba” raportoi rritje të fuqishme ekonomike, duke njoftuar se ka pasur rritje të të hyrave për 56 për qind në tremujorin e fundit, transmeton albinfo.ch.