Uncategorized

Shkakton 2 aksidente me 4 të lënduar, i merret patentshoferi kosovarit

Policia e Kantonit të Aargaut është duke hetuar shkaqet dhe rrjedhën e aksidentit. Si masë e parë, ajo ia ka marrë 22 vjeçarit patentshoferin në vendin e ngjarjes

Një shofer 22 vjeçar me prejardhje kosovare, duke vozitur mbrëmë në Würenlingen (kantoni Aargau) ka gabuar kahen dhe ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës. Kështu ai ka shkaktuar dy aksidente njërin pas tjetrit, që si pasojë kanë pasur katër të lënduar, shkruan polizeiticker.ch.

Dëmet materiale të shkaktuara nga këto dy aksidente shkojnë në 25 mijë franga.

Ai është përplasur fillimisht me një makinë të tipit Ford që po vinte në mënyrë korrekte nga ana tjetër dhe pas pak edhe me një veturë Opel.

Policia e Kantonit të Aargaut është duke hetuar shkaqet dhe rrjedhën e aksidentit, transmeton albinfo.ch. Si masë e parë, ajo ia ka marrë kosovarit 22 vjeçar patentshoferin në vendin e ngjarjes.

(Foto: Kapo Aargau)