Sport

Shkarkohet trajneri i Mavrajt

Hamburgu shkarkoi trajnerin Markus Gisdol dhe dy ndihmësit e tij, thuhet me anë të njoftimit të faqes zyrtare klubi gjerman

Hamburgu po kalon një moment shumë negativ në Bundesliga dhe për këtë arsye ka vendosur që të shkarkojë trajnerin Markus Gisdol dhe dy ndihmësit e tij, thuhet me anë të njoftimit të faqes zyrtare klubi gjerman, shkruan albinfo.ch.

Humbja e fundit nga Koln me rezultat 0:2 ka qenë e pafalshme për trajnerin Gisdol, dhe kështu është shkarkuar.

“Pas humbjes të shtunën nga Kolni me rezultat prej 0:2, bordi i drejtorëve në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin sportiv Jens Todt, që të ndajë rrugët me trajnerin Markus Gisdol, po ashtu edhe me asistentët e tij Frank Fröhling dhe Frank Kaspari”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Siç dihet pjesë e Hamburgut është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Hamburg është e vetmja skuadër në Gjermani që nuk ka rënë nga elita, por, në vitet e fundit është përballur me krizë të madhe, duke luftuar për mbijetesë, madje edhe duke luajtur për “Play-out”.