Kosova

Shkatërrohen obeliskët e Pavarësisë

Në Ferizaj është shkatërruar dhe është hedhur në mbeturina

Kosova të shtunën ka festuar dhjetëvjetorin e Pavarësisë së saj. Shpallja e pavarësisë u kremtua gjithandej qyteteve kosovare, njofton Klan Kosova.

Por, në shumë qendra simboli i dhjetëvjetorit të Pavarësisë u shkatërrua ende pa përfunduar festa. Obeliskët ishin shpërndarë në qytetet më të mëdha të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Në Ferizaj është shkatërruar dhe është hedhur në mbeturina. Qytetarët janë shprehur se nuk është bërë asgjë në Kosovë, dhe ka mundur të jetë reagim nga mllefi, derisa disa të tjerë janë shprehur se është turp çfarë ka ndodhur.

Obelisku është shkatërruar edhe në Drenas, ku edhe qytetarët e kësaj komune thonë se ndihen të turpëruar me gjestin.

Gjithashtu obelisku është shkatërruar edhe në Gjakovë.