Shqipëria

Shkatërrohet banda shqiptare-italiane

Në këtë operacion, i cili ishte i përbashkët edhe me policinë në Shqipëri, janë arrestuar 7 persona, pesë nga ta nga Shqipëria

Policia në kryeqytetin italian ka ndërmarrë një operacion mëngjesin e sotëm, ku është bërë e mundur shkatërrimi i një organizate kriminale shqiptaro-italiane që trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë, Italisë dhe Belgjikës.

Në këtë operacion, i cili ishte i përbashkët edhe me policinë në Shqipëri, janë arrestuar 7 persona, pesë nga ta nga Shqipëria. Lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës, ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një dalje të sigurt doganore përmes bashkëpunëtorëve të tyre.

“Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal: E.H., 41 vjeç, banues në Fier dhe  E.SH., 38 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë. Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës. Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.