Bota

Shkatërrohet një grup i madh i hajnave në Gjermani

Policia në Mynih tha se ka shkatërruar një bandë të madhe të hjanave, e cila është vlerësuar të jetë përgjegjëse për një të pestën e të gjitha plaçkitjeve në Gjermani.

Policia tha në një deklaratë se kjo organizatë kriminale krahasohet me “oktapodët që lëshojnë rrënjë në gjithë Evropën”, ngase anëtarët e saj janë të lidhur nga gjaku ose martesa. Supozohet se banda ka rreth 500 anëtarë dhe se ka një hierarki, shkruan albinfo.ch.

Hetimi nisi kur tri gra u kapën duke u përpjekur të plaçkisin në Mynih në janar 2016. Hetimi çoi në arrestime në Kroaci, Spanjë dhe Gjermani.
Policia arrestoi 20 vajzat në Mynih dhe dy “ndërmjetës” në Gjermaninë Perëndimore ende janë në arrati.

Banda mund të ketë dymbëdhjetë pjesëtarë që operojnë në vende, si Belgjikë, Francë dhe Itali, tha policia gjermane. Udhëheqësit e bandës jetonin në vila luksoze në Zagreb.