Sport

Shkëlqimi i Kolollit përballë kampionëve (video)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka shënuar një gol mjaft të bukur ndaj Baselit, derisa ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë

Kampionia e Zvicrës, Baseli nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.

Baseli është mundur nga Lausanne me rezultat 1:2, ku njëri nga futbollistët më të mirë të ndeshjes ishte Benjamin Kololli. Ai shënoi për 1:1 një gol të bukur nga rreth 30 metra nga gjuajtja e lirë, derisa më pas Lausanne arriti edhe fitoren e parë këtë kampionat, kurse Basel momentalisht ndodhet në vendin e tretë.

Për Baselin luajti për 90 minuta. Kjo ishte humbja e dytë e Baselit në shtatë ndeshje këtë sezon.

https://www.youtube.com/watch?v=SgYbAl2KAys

Ndërkohë, mesfushori shqiptar Gjelbrim Taipi asistoi për skuadrën e tij St. Gallen në barazimin 1:1 ndaj Zurichut. Por, derisa asistoi në minutën e 51-të, katër minuta më vonë është ndëshkuar me karton të kuq.