Sport

Shkëlqimi i Shaqirit

Xherdan Shaqiri ka shënuar katër gola për Stoke-n këtë sezon, aq sa ka edhe Eric Maxim Choup, megjithatë, ylli shqiptar ka pesë asistime

Stoke City dhe Xherdan Shaqiri po shkojnë në kahje të kundërt. Derisa Stoke është ‘fundosur’ në kampionatin anglez, futbollisti shqiptar po shkëlqen, shkruan albinfo.ch.

Ai është zgjedhur futbollisti më i mirë i Stoke Cityt nga “Sky Sports”, që ka zgjedhur futbollistët më të mirë të secilës skuadër në kampionatin anglez.

Xherdan Shaqiri ka shënuar katër gola për Stoke-n këtë sezon, aq sa ka edhe Eric Maxim Choup, megjithatë, ylli shqiptar ka pesë asistime.

Mesfushori që paraqitet për Zvicrën ka 19 gjuajtje në portë dhe 23 raste të krijuara.

Pas 23 xhirosh në Premierligë, Stoke ka grumbulluar vetëm 20 pikë dhe ndodhet në vendin e 18-të në renditje.