Sport

Shkëlqimi i Shaqirit, lajm i mirë për Zvicrën

Pasi shënoi gol dhe asistoi, Xherdan Shaqiri i bashkohet Zvicrës në top formë për ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Irlandës Veriore

Kur Xherdan Shaqiri është në top formë, askush nuk mund ta ndalë. Ai në ndeshjen e fundit për Stoke Cityn, shënoi një gol dhe asistoi në tjetrën në barazimin 2:2 ndaj Leicester Cityt, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri gjithashtu është zgjedhur lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 8.9, apo bindshëm më mirë se të tjerët.

Por, ky është një lajm shumë i mirë për Përfaqësuesen e Zvicrës që e pret krahëhapur për dy ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Irlandës Veriore, të vlefshme për “play-off” të Botërorit “Rusia 2018”.

Shaqiri gjithmonë ka treguar paraqitje të mira për Zvicrën dhe tashmë të gjithë sytë janë të drejtuar tek ai me shpresë se do të kualifikojë Zvicrën në Botëror.

Ndeshjet do të zhvillohet më 9 dhe 12 nëntor. Zvicra në kualifikime kishte nëntë fitore dhe një humbje.