Futboll

Shkëlqimi shkëlqen me tre gola

Golin e parë e shënoi që në minutën e parë të ndeshjes

Të dielën janë zhvilluar ndeshjet tjera të Kupës së Zvicrës, ku janë regjistruar rezultate shumë të thella, shkruan albinfo.ch.

Fitoren më të thellë e regjistroi Luzern, duke mundur Gland në udhëtim me rezultat 9:1.

Sulmuesi shqiptar, Shkëlqim Demhasaj ka shënuar tre gola në këtë ndeshje, dhe që të gjitha në pjesën e parë.

Ai realizoi që në minutën e parë për 1:0, derisa më pas realizoi në minutën e 34-t dhe 42-të, derisa pjesa e parë përfundoi 4:0 në të mirë të Luzernit, derisa rezultati final ishte 1:9.

Demhasaj është një nga lojtarët më të mirë shqiptar në futbollin zviceran.