E-Diaspora

Shkëlzen Gashi ka ofertë në Angli

Futbollisti më i mirë në superligën zvicerane, Shkëlzen Gashi, mund të transferohet në premierligën angleze.

Kosovari që luan për Bazelin dhe njeherësh është golashënuesi më i mirë në Zvicër ka marrë një ofertë nga skuadra e West Bromwich Albion në Angli.

Skuadra angleze po mendon ta sjellë Gashin në Premierligë që në afatin e janarit, edhe spe është vështirë ta lejojë Bazeli.

Vlera e Shkëlzen Gashit llogaritet në rreth 5 milionë funte.