Shëndetësi
Shkencëtarët i afrohen qëllimit – një test universal për gjetjen e kancerit
Shkencëtarët kanë bërë një hap të madh përpara qëllimit më të madh të tyre në mjekësi – një testi universal të gjakut për kancer.
Një ekip i “Johns Hopkins University” ka testuar një metodë që detekton tetë lloje të kësaj sëmundje.
Vizioni i tyre është një test i përvitshëm që të gjejë kancerin në faza fillestare dhe të shpëtojë jetët.
“CancerSeek” u testua në 1005 pacientë, të cilët tashmë ishin diagnostikuar me kancer në bazë të simptomave, transmeton Albinfo.ch.
Kanceri ovarial, i mëlçisë, i stomakut, pankreasit, ezofagut, zorrëve, mushkërive dhe gjoksit u detektuan me saktësi prej 70 për qind të rasteve.
Në tetë nga dhjetë raste ishte në gjendje të tregonte edhe saktë pozitën e kancerit në trup.
“Qëllimi kryesor i ‘CancerSeek’ është të detektojë kancerin edhe më herët, para se të dihen simptomat e sëmundjes. Kjo duket premtuese, por me disa përjashtime dhe një numër të konsiderueshëm të hulumtimeve të ardhshme dhe më pas mund të parashikojmë se si do të shfrytëzohet kjo në jetët tona”, ka thënë Mangesh Thorat, nga Universiteti Qeen Mary i Londrës.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën