Shëndetësi

Shkencëtarët me metodë të re për gjetjen e kancerit të gjirit

Shkencëtarët amerikanë janë duke përdorur inteligjencën artificiale për të gjetur nëse ekziston rreziku për kancer të gjirit.

Sistemi i një makine të krijuar është testuar në 335 raste me rrezik të lartë, pas biopsisë, dhe ka qëlluar diagnozën në 97 për qind të rasteve.

Shkencëtarët kanë thënë se me këtë teknologji janë shmangur operimet e panevojshme për më shumë se 30 për qind, shkruan albinfo.ch.

Kjo makinë është trajnuar që të marrë informata për dëmtimet e mundshme. Sistemi gjen të dhëna për personin në të cilin po kryhet testimi duke u bazuar në disa pika, si demografia, historia familjare, biopsia dhe raportet e patalogjisë.