Bota

Shkencëtarët rusë fshehurazi bënin mihje të kriptovalutave

Të dyshuarit përpiqeshin të shfrytëzonin kompjuterët më të fuqishëm të Rusisë për të bërë mihje të Bitcoinit

Zyrtarë rusë të sigurisë kanë arrestuar disa shkencëtarë që punonin në fabrikën sekrete ruse nukleare pasi raportohej se bënin mihje të kriptovalutave.

Të dyshuarit përpiqeshin të shfrytëzonin kompjuterët më të fuqishëm të Rusisë për të bërë mihje të Bitcoinit, sipas raportimeve.

“Ka pasur përpjekje të pakuptimta që të shfrytëzoheshin kompjuterë të fabrikës për qëllime private përfshirë të ashtuquajturën mihje”, ka shkruar zyra për informim e Qendrës Federative Nukleare, transmeton Albinfo.ch.

Sipas agjencisë Interfax, një akuzë për krim është ngritur ndaj këtyre shkencëtarëve.