Jeta në Zvicër
Shkencëtari zviceran nga Lozana, fitues i Nobelit për kimi
Nobelin për kimi e kanë marrë Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson
Çmimi Nobel për kimi për vitin 2017 u është ndarë tre kimistëve për zhvillimin e mikroskopisë krio-elektronike por konfirmimin e strukturës së biomolekulave në rezolucion të lartë, njoftoi Akademia Mbretërore suedeze për Shkencë.
Nobelin për kimi e kanë marrë Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson.
“Së shpejti do të kemi pamjet e detajuara të makinerisë komplekse të jetës në rezolucion atomik”, shkruan në njoftimin e Akademisë. Në tekst po ashtu përmendet që mikroskopia të cilën e zhvilluan këta shkencëtarë thjeshtëson dhe avancon pamjen e imazhit të biomolekulave. Këta tre shkencëtarë do të ndajnë çmimin prej 1.1 milionë dollarë.
Jacques Dubochet është shkencëtar zviceran, nga Universiteti i Lozanës. I lindur në vitin 1941, Dubochet ka punuar një kohë të gjatë si profesor i analizës strukturale në universitetin e përmendur, për çfarë është shpërblyer me çmime të ndryshme shkencore, shkruan nzz.ch.
Nga ky univesritet ka dalë në pension në vitin 2007.
Është interesante se si nxënës ai ishte shpallur si nxënësi i parë në Kantonin Vaud që i ishte dhënë zyrtarisht certifikata për “dobësi në lexim” (Legasteni) transmeton albinfo.ch. Kjo, ka thënë Dubochet më vonë “më ka lejuar që të jem i dobët në të gjitha lëndët dhe t`i kuptoj më mirë personat që kanë vështirësi”.
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër