Sport

“Shkëndija jemi me ty…”, të gjithë shqiptarët në mbështetje të ekipit tetovar

Një mbështetje të veçantë  i kanë bërë edhe  tre aktorët e njohur, Xhevdet Jashari, Vedat Osmani e Ermal Mamaqi

Skuadra e futbollit nga Tetova Shkëndija e cila sonte përballet me skuadrën e madhe evropiane Milanin në kuadër të Play-offit në Europa Leauge, ka marrë mbështetje të madhe nga të gjithë shqiptarët.

Një mbështetje të veçantë  i kanë bërë edhe  tre aktorët e njohur, Xhevdet Jashari, Vedat Osmani e Ermal Mamaqi.

Në bashkëpunim me platformën GjirafaVideo ata kanë bërë një video humoristike me anë të së cilës kërkojnë mbështetje për skuadrën tetovare. Videoja është titulluar “Shkëndija jemi me ty…” dhe është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale.

 

https://www.youtube.com/watch?v=1ISBwCMrMK0