Turizëm

Shkolla e mesme gjermane do të kryejë udhëtim studiues mbi Shqipërinë

Shkolla e mesme gjermane “VHS-Förderverein” nga qyteti Bensheim do kryejë një udhëtim në tokat shqiptare nga 7 deri 17 shtator. Përveç nxënësve ajo fton edhe të interesuarit tjerë që ti bashkangjiten në këtë udhëtim mbresëlënës, shkruan morgenweb.de.

“Shqipëria është ndër vendet më të larmishme në Ballkan dhe ndër më të vjetërit në botë, mezi i njohur, por me shumë pamje spektakulare,” përcjell albinfo.ch.

Natyra, gjurmët e antikitetit, qytete të vjera, xhamia dhe kisha ndërthuren me mikpritjen magjepsëse të banorëve.

Fluturimi do kryhet nga Frankfurti direkt në Tiranë, ku nga këtu do fillojë mësimi turbulent i historisë. Në program qëndron vizita në Berat, Apolonia, Vlora, Butrinti, Saranda, Gjirokastra, Korca.

Në fund do vizitojnë edhe Ohrin në Maqedoni.