Kosova

Shkolla në zi për 14-vjeçarin që u rrah për vdekje nga babai i tij

Sipas Policisë, 60-vjeçari Gani Bernjashi ka qenë i arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshmeSipas Policisë, 60-vjeçari Gani Bernjashi ka qenë i arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshme

Fëmija 14-vjeçar Luan Bernjashi është rrahur për vdekje nga babai i tij. 60-vjeçari e ka mbajtur për disa orë në shtëpi djalin e tij dhe tek rreth orës 1 pas mesnate e ka dërguar në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, raporton KTV.

Por, aty vetëm është konstatuar vdekja e tij. Familjarët e Luanit nuk kanë dashur të prononcohen, por fqinjët e tij tregojnë që Ganiu tërë ditën e ka kaluar duke kërkuar lëmoshë, përcjell albinfo.ch.

Edhe shkolla fillore “Asllan Thaçi”, ku kishte ndjekur mësimet i ndjeri, ka ndërprerë mësimet.

Fillimisht, kur u dërgua në QKMF, familjarët kishin thënë që Luani është aksidentuar me motoçikletë.

Por, Policia shpejt kishte arritur të zbulojë rastin që e ka cilësuar si vrasje të rëndë dhe e ka ndaluar në mbajtje vrasësin.

Sipas Policisë, 60-vjeçari Gani Bernjashi ka qenë i arrestuar edhe më parë për vepra të ndryshme.