Zhvillim

Shkollat gjermane dhurojnë 4 kamionë me inventar shkollor në Ferizaj

Mysafirët nga Gjermania u shprehën të entuziazmuar me mikpritjen e shkollave dhe institucioneve ferizajase. Premtuan edhe bashkëpunime të tjera

 

Katër kamionë me ndihma në material shkollor kanë arritur në Ferizaj nga qyteti i Degendorfit të Gjermanisë për disa shkolla të Ferizajt, njofton faqja e Komunës së Ferizajt.

 

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa ka thënë se mjetet kanë ardhur nga një gjimnaz në qytetin Degendorff, i cili ka rrënuar objekti e vjetër, por inventarin e ka sjellë në Ferizaj, përcjell albinfo.ch.

 

Mysafirët nga Gjermania u shprehën të entuziazmuar me mikpritjen e shkollave dhe institucioneve ferizajase. Premtuan edhe bashkëpunime të tjera.

 

Me ardhjen e këtij donacioni në qytetin e Ferizajt, kanë arritur edhe 15 nxënës të gjimnazit “Robert Koch”, të shoqëruar edhe nga profesori i tyre Enc Shutz, të cilët janë ndjerë tejet të kënaqur me vizitën që bënë në Ferizaj.