Bota

Shkon në katër numri i viktimave të terrorit në Londër

Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar se në afërsi të Parlamentit Britanik një atentator ka vrarë së paku tre persona para se të vritej nga policët

Në sulmin e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në Londër, në afërsi të Parlamentit Britanik një atentator ka vrarë së paku tre persona para se të vritej nga policët. Këtë e ka konfirmuar për mediat një zëdhënës i policisë së Londrës. Ai ka shtuar se janë së paku 20 persona që kanë pësuar plagë të rënda.

Zëdhënësi ka thënë se sipas njohurive të deritashme, bëhet fjalë për një sulmues të vetëm në këtë rast.

Sipas raportimeve të mediave një sulm tjetër ka ndodhur kur një person me makinën e tij ka vozitur me qëllim  në drejtim të këmbësorëve deri sa është përplasur në një mur. Pastaj ai ka dalë nga makina dhe e ka goditur me thikë një polic duke i sjellë plagë vdekjeprurëse. Policët tjerë e kanë qëlluar pastaj atë me armë.