Shkurt.ch

Shkrirja e akullnajave zbulon trupat e çiftit zviceran, të zhdukur 75 vjet më parë

Trupat e çiftit zviceran ishin ngrirë dhe me shkrirjen e akullnajave ata janë gjetur pasi kishin qëndruar të ngrirë për 70-80 vjet

Një çift zviceran kishte humbur 75 vjet më parë. Macelin dhe Francine Dumoulin ishin zhdukur në Alpe më 15 gusht 1942, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

 

Çifti zviceran kishte shtatë fëmijë, kurse vajza më e tyre 79-vjeçare ishte e lumtur që trupat e tyre më në fund janë gjetur dhe do t’iu organizoj një funeral, ashtu siç e meritojnë.

 

Trupat e çiftit zviceran ishin ngrirë dhe me shkrirjen e akullnajave ata janë gjetur, pasi kishin qëndruar të ngrirë për 70-80 vjet

 

Sipas mediave zvicerane trupat ishin të shtrirë afër njëri-tjetrit, kurse rrobat e tyre ishin nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.