Shkurt.ch

Shkurtohen ndihmat sociale për familjet e mëdha

Për përfituesit e asistencës sociale nën 25 vjeç si dhe për familjet e mëdha ka më pak të holla në të ardhmen.

Kështu kanë vendosur drejtuesit socialë të kantoneve në Zvicër. Disa komuna shkojnë me shkurtime, por jo edhe aq shumë.

Shumë kritika për asistencën sociale në dy vjetët e fundit kishin ardhur në adresë të Konferencës Zvicerane të Enteve për Ndihma Sociale (Skos), se si ka përcaktuar udhëzimet për pagesat e ndihmës sociale. Kishte kritika jo vetëm për shumën e parave, por edhe se komunat që shumë pak merren me “përfituesit e pabindur të ndihmave sociale”.

Në përgjigje të kritikave drejtorët kantonalë socialë kanë vendosur tani për të forcuar udhëzimet për ndihmat sociale. Pra, familjet të marrin më pak para në të ardhmen me katër ose më shumë fëmijë. E njëjta gjë do të vlejë për nën 25-vjeçarët. E, kush nuk bashkëpunon me komunitetin, ndihmat e tyre do të reduktohet deri në 30 për qind.