E-Diaspora

Shoqata “Parandalo” do të bëhet me qendër të parandalimit

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Shoqata “Parandalo” nga viti në vit është duke zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe udhëhqësit e saj janë duke planifikuar krijimin e një qendre, ku mund të gjejnë zgjidhje problemet edhe në gjuhën shqipe dhe të trajtohen të gjitha rastet falas dhe në mirëbesim.

“Parandalo” është duke kërkuar mbështetje nga autoritetet vendëse.

Në një qendër të tillë do të organizohen edhe aktivitete të tjera dhe se do të jetë e hapur edhe për komunitetet e tjera, përveç shqiptarëve.

“Ne si shoqatë me profesionistë të lëmenjve të ndryshëm kemi mundësi të ndihmojmë njëri-tjetrin përmes këshillave, ndërmjetësimeve, ligjëratave, etj., që të gjejmë bashkërisht zgjidhje para se të bëjnë veprimet e  autoriteteve përkatëse të domosdoshme”, ka thënë Hoti.

Këtë vizion e ka “Parandalo” që nga themelimi dhe do ta ketë edhe në të ardhmen.

Përmes parandalimit të dhunës dhe varësisë të forcohen resurset e komunitetit shqiptar dhe të zhvillohen metoda për zgjidhjen e konflikteve pa dhunë në një fazë të hershme.

“Parandalimi ndihmon të identifikojë potencialin e varësisë dhe për të reduktuar dukshëm rrezikun e varësisë. Me të vetmin qëllim që më mire të parandalojmë sesa t’i shërojmë dëmet që shkaktohen nga dukuritë negative”, thotë kryetarja Hoti.

150 raste janë trajtuar nga shoqata “Parandalo”

Hoti ka raportuar para anëtarëve për punën që ka bërë shoqata nga themelimi deri tani.

Janë mbi 150 raste të trajtuara në shoqatën “Parandalo”. “Kjo duhet të shihet si sukses, ngase të gjithë ata që gjetën ndihmë te ne kanë treguar te të tjerët. Ne jemi munduar të japim maksimumin duke i gjykuar të gjithë të barabartë pa i futur nëpër shabllone”, tha Hoti.

Vetëm vitin e kaluar kanë torkitur në dyert e shoqatës mbi 90 klientë dhe janë bërë mbi 1900 orë punë vullnetare nga kryesia e shoqatës.

“Aktviteti më i madh i shoqatës është ndërmjetësimi dhe përcjellja direkte te institucionet përkatëse, në raste nevoje edhe kemi përkthyer”,  tregon Hoti.

Këto shërbime  ishin të natyrave të ndryshme: këshilla,  ndërmjetësime, përcjellje në institucione, përkthime, ndihmë në çështje administrative, etj.

Të gjitha këto shërbime janë ofruar falas nga ekipi i shoqatës  “Parandalo”, në vende (kantone) dhe në kohë të ndryshme.

“Me të vetmin qëllim që t’u japim një krah atyre që kanë nevojë për mbështetje dhe t’u japim një zë”, thotë Valdetja para anëtarëve të mbledhur në Kuvendin e përgjithshëm.

Shoqata “Parandalo” ishte bërë e njohur edhe me organizimin e tryezave, në të cilat të interesuarit, shumica shqiptarë, kanë marrë informacione të dorës së parë nga ekspertët e fushave të ndryshme.

“Deri tani kemi organizuar 10 ligjërata dhe një debat”, bëri të ditur Hoti.

Financiarisht organizimin e tyre e kishte mbështetur Enti për Integrim i qytetit të Cyrihut, ndërsa njëra nga tryezat në Bazel ishte organizuar nga Drita Ibrahimi-Shabani.

Valdete Hoti do të udhëheqë shoqatën edhe në tre vjetët e ardhshëm 

Anëtarët e shoqatës “Parandalo” në Kuvendin e përgjithshëm që është mbajtur të dielën i kanë dhënë besimin Valdete Hotit që të udhëheqë shoqatën edhe në tre vjetët e ardhshëm. Po ashtu si anëtarë të kryesisë janë rizgjedhur Marigona Dauti dhe Xhemal Selimi (themelues i shoqatës).

Shoqatës i janë bashkuar në kryesi si anëtare edhe Ardita Januzi, Drita Ibrahimi-Shabani, përgjegjëse për regjionin e Bazelit Fatmir Salihu dhe doktori Xhevat Hasani.

Në fund anëtarët e shoqatës edhe mysafirët e tjerë kanë biseduar me njëri-tjetrin në një skarë të përgatitur nga stafi i „Parandalo“ .

Shoqata “Parandalo” është themeluar zyrtarisht më 11 shtator 2011 nga Xhemal Selimi, një veteran i luftës, kryetarja aktuale Valdete Hoti dhe Ekrem Zymeri. Në fund të janarit në vitin 2013 është dalë publikisht.

„Parandalo“ deri më sot ka bërë punë vullnetare pa asnjë kompensim dhe ishte aktiv në ndërmjetësim për parandalimin e dukurive negative në komunitetin e këtushëm shqiptar.