Lajme
Shpendi i prezanton autobusët e rinj të Prishtinës
“Shumë shpejt pritet që të arrijnë pjesa e parë e autobusëve për trafikun urban në Prishtinë”, shkruan Shpend Ahmeti, duke plasuar me kontingjentin e parë të autobusëve “Iveco”
Nga fillimi i vitit të ardhshëm, Trafiku Urban i Prishtinës do të bëhet me autobusët e rinj, të cilët tashmë po presin ardhjen në kryeqytetin e Kosovës. Kontingjentin e parë të këtyre autobusëve e ka plasur në rrjetin social Facebook, edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Shumë shpejt pritet që të arrijnë pjesa e parë e autobusëve për trafikun urban në Prishtinë”, shkruan Ahmeti, duke plasuar një foto nga terminali ku po qëndron kontingjenti i parë i autobusëve “Iveco” nga Çekia, që ka fituar tenderin për pajisjen e Trafikut Urban me 51 autobusë të rinj.
Marrëveshja me kompaninë “Iveco” është nënshkruar në shtator ndërmjet Shpend Ahmetit, kryetari i Prishtinës dhe përfaqësuesit të kompaninë “Iveco”. 51 autobusët e rinj do të përdoren për trafikun urban dhe janë të standardit Euro 6.
Sipas marrëveshjes, Kompania “Iveco” do të sjellë autobusët e parë në dy afate: 30 autobusët e parë do të arrijnë brenda 90 ditësh (në fund të dhjetorit) kurse 21 autobusët e tjerë brenda 120 ditësh (në fund të janarit).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër